Të gjithë janë në pritje të lajmeve për Armando Brojën. Sulmuesi ka pasur pak fat me dëmtimet. Kundër Peterborough, Broja u desh të largohej nga fusha me barelë.

Stafi teknik pranoi se dëmtimi dukej i rëndë për shkak se futbollisti kishte shumë dhimbje. Teksa pritet diagnostikimi mendohet se ai mund të mungojë deri në gjashtë javë në ndeshjet e Everton.

Gjatë ndeshjes në një përpjekje për të vijuar aksionin, Broja pati rezistencë nga Fernandez që i hoqi topin.

Mendohet se sulmuesi ka peshuar shumë mbi këmbën e tij të djathtë dhe për këtë arsye ka ndjerë dhimbje të mëdha në një pjesë të kaviljes.

Nuk është ndrydhja tipike anësore e kyçit të këmbës, dhe dëmtimi do të marrë më shumë kohë se zakonisht për t’u shëruar.

Koha e rikuperimit është nga 2-6 javë. Në klub shpresojnë që të shmanget ndërhyrja kirurgjikale, e cila do të zgjaste rikuperimin nga 8-12 javë.

Tv Klan