David Moyes zbuloi se ekziston mundësia që Armando Broja të kthehet te Chelsea. Sulmuesi shqiptar i cili është në huazim me të drejtë blerje tek Everton deri në fund të sezonit pësoi dëmtimin e radhës pak ditë më parë. Një lëndim që e mban jashtë Kombëtares për ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohen në mars.
“Ne mendojmë se do të qëndrojë larg fushave për 10-12 javë. Ka probleme te kavilja. Me shumë mundësi duhet të kthehet te Chelsea”.
Prej momentit që u afrua tek Everton, Armando Broja ka luajtur vetëm në 6 ndeshje, nga të cilat 3 i ka nisur si titullar. Lëndimet e Brojës kanë qenë të vazhdueshme dhe te Chelsea nuk ka patur rol titullari, duke kaluar disa sezone në huazim te Vitesse, Southampton apo Fulham.
Tv Klan