Armando Broja, luajti këtë të premte, ndeshjen e dytë si titullar me ekipin U-21 të Evertonit. Sulmuesi i Shqipërisë, e nisi nga minuta e parë sfidën ndaj Nottingham U-21 dhe luajti për 71 minuta.

Pas takimit me Watford ku luajti për 45 minuta, kjo është ndeshja e dytë radhazi që sulmuesi e nis nga fillimi.

Sipas raportimeve nga Anglia, Broja pritet të grumbullohet nga ekipi i parë i Evertonit, për sfidën e fundjavës në Premier League ndaj Manchester United.

Kjo u konfirmua edhe nga trajneri Sean Dyche, i cili deklaroi se para ndeshjes do të shikojë gjendjen e lojtarit dhe do të vendosë nëse do e grumbullojë ndaj Manchester United apo jo.

Broja ka kaluar plotësisht dëmtimin e rëndë, që e la jashtë për disa muaj dhe po rifiton formën e tij nga ndeshja në ndeshje. /tvklan.al