Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shqipërisë Gëzim Kalaja, ka qenë sot në Shkodër, për të bërë publike referendumin lidhur me ndryshimin e moshës së daljes në pension.
Gëzim Kalaja:- “Ne nuk paragjykojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nëse Gjykata Kushtetuese, nuk do të zbatojë Kushtetutën, e para tregon, që drejtësia tek ne është e varur nga politika, s’ka pavarësi, e dyta do të jetë një vendim politik, e treta nuk ka sovranitet dhe e katërta nuk respektohet sovrani, kjo është më kryesorja. Ne BSPSH jemi në të drejtën tonë në zbatimin e nenit kushtetues 150. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk jep të drejtën e referendumit, BSPSH bazuar mbi atë kërkesë që kanë bërë 53 mijë vetë, atëherë ju siguroj që nuk do të ketë stabilitet”.
Por Kalaja ka folur dhe për situatën e vështirë që është krijuar në Shkodër, lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe deklaroi, se BSPSH do të mbështesë protestat e popullit të Shkodrës.
Gëzim Kalaja:- “Të jeni të sigurtë, që BSPSH do të përsërisi atë që bëri në vitin 2002, në tre mujorin e parë ku ju e patë shumë mirë, për ato protesta që zhvilloi BSPSH, pati përmirësime në energjinë elektrike, që u ndje edhe në qytetin e Shkodrës, po detyrojë qeverinë të bëjë marrëveshje me BSPSH”./tvklan.al