Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përkujton ditën që ndërroi historinë e Shqipërisë.

Gëzim Kalaja:- “20 Shkurti është data ku njëherë e mirë dhe njëherë e përgjithmonë Shqipëria dhe njerëzit e saj u ndanë nga skllavërimi i çdo forme dhe çdo ngjyrimi politik, duke zënë me mure të trash frëngjitë, që e lidhin atë me të kaluarën e zezë”.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja, një ditë përpara protestës së lajmëruar të opozitës, ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në të, përsa kohë vazhdon t mbetet në fuqi marrëveshja që kanë bërë me qeverinë shqiptare.

Gëzim Kalaja:- “Për të protestuar është liria universale e çdo njeriu, e drejta universale e tij për të dalë në shesh, për problemet që shqetësojnë sot punonjësit e Shqipërisë, qytetarët e Shqipërisë, BSPSH është i palëkundur në kërkesat që i ka bërë BSPSH dhe në ato angazhimet që janë marrë të dyanshme në tavolinën e 4 Shkurtit me përfaqëues të ekzekutivit shqiptar. Forumet përkatëse të BSPSH, lejon çdo njëri të protestojë dhe të marrë pjesë për problemet sociale, në cilëndo protestë nga çdo orcë politike dhe sindikale. BSPSH në mënyrë institucionale do të vazhdojë dialogun social të saj brenda limiteve të caktuara nga tavolina 4 Shkurtit”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka