Është zhvilluar sot në një tryezë të rrumbullakët mes sindikatave të pavarura që përfaqësoheshin me presidentin e kësaj sindikate zotin Gëzim Kalaja, Ministrin e Energjitikës Doda, Minstren e Punës dhe të Çështjeve Sociale Leskaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të KESH-it Andis Harasani.
Nga kjo mbledhje e stërzgjatur ka dalë përfundimi se sot do të rritet kuota e furnizimit të Shkodrës me energji elektrike, si dhe zhvillimi i një takimi mes pëfaqësuesve të KESH-it dhe sindikatës së pavarur me datë 24 Nëntor dhe me entin kombëtar rregullator të energjisë të cilit do ti kërkohet edhe ulja e çmimit të faturës afrofe për qytetin e Shkodrës.
Kanë qënë sindikalistët ata që kanë parashtruar edhe kërkesat mbi të cilat është parashtruar diskutimi mes dy palëve. Megjithatë diskutimet kanë qënë të shumta ku pika më e diskutuar ka qënë ajo e pagesës së energjisë. Më në fund Ministria e Energjitikës ka pranuar që të shkurtohen kufizimet në Shkodër, por gjithnjë ato do të vazhdojnë të njëjtin ritëm që do të ndjekin dhe arkëtimet e qytetarëve.
“Duke filluar nga sot e deri sot një javë, Shkodrës do ti japim 19 orë drita, orarin do ta përcaktojnë strukturat tona sepse ka të bëjë me ngarkesën në rrjetin e transmetimit të shpërndarjes. Ne do të monitorojmë edhe energjinë edhe pagesën, nëse Shkodra vazhdon dhe paguan, atehere edhe ne do të vazhdojmë që gjithmonë të jemi në kontakt për ta zgjidhur gradualisht problemin e Shkodres”./tvklan.al