Cikloni Bulbul goditi zonat bregdetare të Bangladeshit dhe Indisë duke lënë pasoja të shumta.
Të paktën 13 persona humbën jetën ndërkohë që 2 milionë të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë dhe të kalojnë natën në streha.
Erërat e stuhisë së fuqishme arritën deri në 120 kilometra në orë, duke plagosur shumë vetë të tjerë, por edhe duke shkatërruar mijëra banesa.
Mediat shkruajnë se pesë nga gjashtë personat që humbën jetën ishin nga Bangladeshi. Ata u goditën nga pemët që u shembën. Shtatë viktimat e tjerë ishin nga India.
Zyrtarët shprehen se “Bulbul” do kishte vrarë më shumë vetë nëse njerëzit nuk do të ishin evakuuar në kohë. /tvklan.al