Vapën e madhe nuk e vuajnë vetëm njerëzit, por edhe kafshët. Një kopsht zoologjik në Indi ka marrë masa për t’i ardhur në ndihmë kafshëve që të qëndrojnë freskët teksa rajoni i Jaipur-it është përfshirë nga një valë nxehtësie.

Rojtarët e kopshtit Zoologjik i ushqyen arinjtë me akullore me fruta dhe drerët me shalqinj që të shmangin dehidratimin. Autoritetet vendosën po ashtu rrjeta jeshile si dhe freskuese në kafazë për t’i mbajtur më freskët.

Sinoptikanët në Indi kanë parashikuar më shumë ditë të nxehti se normalja mes Prillit dhe Qershorit këtë vit./tvklan.al