Qëndrimet e fundit të Partisë Socialiste në lidhje me hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit kanë sjellë reagimin e maxhorancës. Në një dalje për mediat zëdhënësi i grupit kuvendor Aldo Bumçi, akuzoj Edi Ramën se po i mban të bllokuar këtë ligj për interesat të pastra personale.
Aldo Bumçi: “Prapa kësaj deklarate fshihet vendimi i Edi Ramës për të lejuar kandidimin e tij. Pavarësisht nga probleme madhore që ka me të kaluarën, dihet se Rama përveç se është një pasardhës i nomenklaturës së kuqe, gjatë veprimtarisë së tij në klubin Dinamo ka kryer veprimtari jo sportive në dëm të anëtarëve të drejtuesve të klubit dhe tani pasi e mban peng për 6 muaj ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë ose siç njihet ligjin e dosjeve, ai kërkon që pavarësisht nga problemet e rënda që mund të ketë në të shkuarën e tij të mund të kandidojë. PD i deklaron zotit Rama, se me ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë nuk synon asnjë emër të përveçëm, pra kjo është shumë e rëndësishme ligji nuk bëhet për asnjë emër të përveçëm. Por ky ligj nuk do të mund të përdoret sipas interesave personale të asnjë personi qoftë ky dhe drejtues i forcave politike”.
I shumëpërfoluri ligji për spiunët, prej disa muajsh qëndron në zyrat e Kuvendit pasi palët nuk po arrijnë një konsensus lidhur me mënyrën sesi dhe për cilën kategori duhet bërë hapja e dosjeve, qëndrimit më të fundit të bërë nga selia rozë ju shtuan pak ditë më parë dhe disa ndryshime të propozuara nga demokratët sipas të cilave çdo qytetarë ka të drejtë të shoh dosjen që ish-sigurimi i shtetit ka hapur për të gjatë regjimit komunist, ndërkohë që bërja publike e dosjeve për këdo është një tjetër pikë të cilët demokratët e kundërshtojnë./tvklan.al
Operator Isdor Rudho