Në 44 sfidat e para të Europianit janë shënuar 100 gola me një mesatare 2,27 për ndeshje. Mes kampionateve, ku aktivizohen lojtarët bie në sy Bundesliga.
Nga futbollistët e elitës së futbollit gjerman janë realizuar 21 gola, rreth 20% e totalit. Mes tyre është edhe Klaus Gjasula, i cili shkaktoi autogol dhe realizoi në minutat e fundit për Shqipërinë ndaj Kroacisë.
Më pas vjen Serie A me 14 gola, Premier League me 13, La Liga me 12 dhe Liga e Parë Franceze me 7. Pesë kampionatet elitarë të kontinentit përfaqësohen me 67 gola, ose 2/3 e totalit.
Duke iu referuar klubeve në majë janë Borussia Dortmund me 6 gola, Bayern Munchen me 5, po aq sa Real Madrid dhe Inter e Slavia Prague me nga 4.
Tv Klan