Sulmuesit e Kombëtares, Mirlind Daku dhe Jasir Asani po shfaqen në formë kur ka mbetur rreth 1 muaj nga ndeshjet e Ligës së Kombeve. Të dy realizuan gola me ekipet e tyre. Daku shpëtoi Rubin Kazan nga humbja në fushën e Rostov.
Numri 10 realizoi me 11-metërsh me goditjen që e dërgoi portierin kundërshtar në krahun e kundërt. Ndeshja përfundoi në barazim 1 – 1. Ky ishte goli i tretë në 4 takime për Mirlind Dakun.
Jasir Asani u rikthye te goli në kampionatin koreanojugor. Asani e nisi përballjen me Jeonbuk si titullar për të shënuar për Gëangju në minutën e 70’. Goli i Jasir Asanit ishte përcaktues pas vendosi fitoren 1 – 0.
Tv Klan