Pak parë para nisjes për në Pekin ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave Olimpike presidenti amerikan George Bush ashpërson tonet kundër Kinës, gjatë një fjalimi që mbajti në Tajlandë për politikën amerikane në Azi, Bush kritikoi Pekinin për mungesën e të drejtave të njeriut.

George Bush: “Amerika beson se populli kinez meriton lirinë thelbësore që është e drejta e të gjitha qenieve njerëzore. Ndaj Amerika e kundërshton me forcë ndalimin e disidentëve politikë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve fetarë. Ne bëjmë thirrje për shtyp të lirë, lirinë e mbledhjes dhe të drejtat e punës. Këtë nuk e bëjmë për t’ju kundërvënë udhëheqësve kinezë, por sepse lejimi i më shumë lirive për popullin e vet është e vetmja rrugë që Kina të zhvillojë plotësisht potencialet e veta. Ne kërkojmë transparencë dhe drejtësi jo për të imponuar besimin tonë, por për të lejuar që kinezët të shprehin besimin e tyre.”

Nga ana tjetër Bush vlerësoi reformat e tregut në Kinë dhe përparimin ekonomik megjithatë Pekini u acarua duke ju kundërpërgjigjur kreut të shtëpisë së Bardhë se askush nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi tjetër. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme mbi çështjet fetare aspo të drejtat e njeriut, por nuk duhet të ndërhyni në çështjet tona as me fjalë as me vepra tha zëvendësi për shtyp i ministrisë së Jashtme Cin Gang./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle

Montazh: Renis Zela