Daniela Kostandini: “Përse teleshikuesit duhet të ndjekin ekranin e televizionit kombëtar Klan gjatë natës së ndërrimit të viteve, por edhe në ditët e para të 2009, sepse Klani jonë ka shumë për të ofruar.”
Gjithçka është finalizuar tashmë në përgatitjet e programit special të ndërrimit të viteve në ekranin tonë. Spektakël, filma, humor, më të mirat e vitit 2008, kamera të fshehta dhe programe që vijnë për teleshikuesit besnik të televizionit Klan.
Kënaqësia nis që sonte në orën 22:00, ku do të ndiqni një opinion special nga Blendi Fevziu.
Çdo gjë e pa transmetuar më parë, batutat në minutat gjatë publicitetit me të gjithë të ftuarit e Opinion, përmblidhen për herë të parë në “Off record”.
Departamenti i informacionit do të sjellë në datën 31 dhjetor, në orën 20:00, lajmet më të rëndësishme nga politika, kronika, kultura, sporti etj.
Të gjitha ngjarjet më të rëndësishme që janë mbuluar nga televizioni Klan, risillen në sytë e shikuesve për të kujtuar se cilat ishin eventet që shoqëruan shqiptarët gjatë 2008-ës, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO, zgjedhjet në SHBA.
Për të vazhduar programacionin e pasur me “Destinacioni Klan”, një program që ashtu siç e thonë edhe autorët e tij, nuk duhet humbur.
Julian Deda: “Ne jemi përpjekur të bëjmë një spektakël me figura të reja, me situata të reja, me karaktere të rinj. Është një spektakël i cili përmbledh gjithë studiot e Tv Klan, gjithë ai investim që është bërë, gjithë kjo ndërtesë, gjithë këto kthesa korridoresh dhe fotografish që janë këtu. Pra kemi bërë një rrugëtim nëpër Klan, pra i gjithë emisioni ky është përmbajtja si një rrugëtim nëpër Klan. Unë dhe Genti duke ardhur nga Klani i vjetër tek Klani i ri.”
Gentian Zenelaj: “Trupa e re që po përgatitet për spektaklin e madh “Klandestin” i cili fillon në shkurt, tashmë pothuajse është gati dhe kanë filluar të dalin elementët e parë, personazhet e parë. Të cilët për mendimin tonë janë shumë interesant. Dua ta shohin sepse do jetë një humor i pastër inteligjent, një humor i zgjuara pa pasur nevojë të shkosh tek banaliteti. Do ta shohin sepse është një nga ekranet më të dashura për shqiptarët, është një arsye shumë e madhe kjo.”
Por cilat janë dhuratat televizive që Klan ofron për ju në ditët e para të vitit të ri?
Albert Dumani: “Për herë të parë janë dy aktorët më të mirë, të cilët ofrojnë në shoë të paparë me xhirime vërtetë të papara, humor shumë, zbavitje. Të gjithë personazhet e Klanit gjithsesi do të jenë të ndërthurur në këtë program të gjatë prej 6 orësh transmetim të drejtpërdrejtë. Do të ketë brenda emisionin Opinion, “Njerëz të humbur”, Kutia është një puntatë speciale e Kutisë, kur mikpritës është i ndryshëm kësaj here, dhe Enkel Demi do të jetë ndryshe. Pra të gjitha programet e Klani do të shikohen me syrin e zbavitjes dhe humorit nga dy aktorët nga Genti dhe Juli. Programacioni i televizionit Klan ka bërë një blerje që është filmi shqiptar i Dhimitër Anagnostit “Gjoleka, djali i Abazit”, krijimtaria më fundit e tij. Një film me Artur Gorishtin, Marjana Kondin, premierë absolute në televizion, enkas për publikun shqiptar. “Duam më shumë Shqipërinë” nga një produksion gjigand nga Vera Grabocka, do të jetë në datën 2 janar. Ndërkohë po ashtu dhe Kënga Magjike 2008, nata finale, nata gala e ndarjes së çmimeve me fituesen Jonida Maliqi…./tvklan.al
Gazetare: Daniela Kostandini