Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më 6 Shtator takimin ndaj Zvicrës, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian që do të mbahet në Sllovaki vitin e ardhshëm.
Trajneri Alban Bushi do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet me lojtarët të dielën. Tekniku pret 23 futbollistë nga të cilët 10 vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa 13 të tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
“Jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Nuk jam shumë i kënaqur nga kampionati shqiptar sa i përket aktivizimit të të rinjve. Por ka filluar kampionati duke aktivizuar të rinjtë”.
Bushi shpreson deri në fund për kualifikimin edhe pse mundësitë janë të pakta.
“Me Zvicrën ndeshje finale. Kemi mundësi ta fitojmë. Zvicra nën presion se i duhen pikët”.
Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.
Tv Klan