Ministria e Infrasktrukturës dhe Energjitikës për vitin e ardhshëm do të ketë një buxhet prej 74 miliardë Lekësh, ku 33.4 miliardë janë parashikuar për projektet e transportit rrugor. Janë një sërë aksesh të rëndësishme që do mbështeten me këto para e që do të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm.
Ministrja Balluku gjatë prezantimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese tha se vitin e ardhshëm, tuneli i Llogarasë do të përfundojë me të gjitha detajet e parashikuara në projekt dhe rrugët ndërlidhëse. Përpara sezonit të vitit të ardhshëm do të rihapet dhe përdoruesit e këtij aksi do të paguajene tarifën e paralajmëruar.
Balluku bën të ditur një shqetësim që sipas saj i është adresuar dhe Bashkimit Europian sa i takon kostove të rritura për projektet që mbështeten nga institucionet financiare ndërkombëtare për shkak se këto të fundit krijojnë vonesa të paarsyeshme në miratimin e procedurave të kredive.
Ministrja lajmëroi nisjen vitin e ardhshëm të projektit të rikonstruktimit të tre urave të amortizuara për shkak të vjetërsisë, atë të Viroit, një nga urat mbi lumin Vjosë, si dhe ura e Beshirit.
Tv Klan