Qeveria është mbledhur pasdite në një mbledhje jashtë radhe të drejtuar nga zv/kryeministrja Balluku.
Arsyeja ishte miratimi i një akti normativ për buxhetin, i cili parashikon percaktimin e fondit për bonusin e pensionistëve në pranverë, një fond për naftën për fermerët si dhe një transfertë të pakushtëzuar për 6 bashki për të ndërtuar tregjet bujqësore.
Po ashtu, në aktin e qeverisë është parashikuar dhe fondi për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për votën e emigrantëve, ku qeveria merr përsipër të paguajë të gjithë kostot të shërbimit postar për dërgimin dhe kthimin pas të fletëve të votimit.
Urgjenca e mbledhjes lidhet me angazhimet që një pjesë e kabinetit ka ditën e nesërme në takimin e dy parlamenteve në Kosovë.
Tv Klan