Punimet në kantierin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë sipas planeve të parashikuara dhe me ritme të shpejta. Vetë Zv/Kryeministrja Belinda Balluku vizitoi këtë aks të rëndësishëm ku theksoi se po punohet paralelisht për zgjerimin e autostradës.

“Puna jonë në këto momente konsiston në shtimin e dy korsive dhe ato të emergjencave nga 3 m secila.”

Balluku foli edhe për afatet e përfundimit të loteve ku po punohet aktualisht të cilat janë parashikuar të finalizohen në fund të këtij viti.


“Në fund të 2025-ës të kemi përfundimin e loteve të para të Tiranë-Durrës. E kemi bërë traditë që në fund të vitit dorëzojmë vepra të rëndësishme, nëse do dorëzonim këtë pjesë të rëndësishme do ishte shumë mirë.”

Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e tipit A dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve mes kryeqytetit dhe qytetit bregdetar.

Klan News