Tashmë ndodhemi në javën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan dhe Saimiri ka bërë një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ka ftuar ato në një qendër SPA.
I gjithë grupi i konkurrenteve kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.
Një ndër të zgjedhrat e tij ka qenë Enxhi, të cilën ndryshe nga vajzat e tjera, e takoi në një dhomë masazhi.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga konkurrentet e tjera, teksa Enxhëll e ka konsideruar këtë takim si të tepërt.
Bukuroshja nga Gjirokastra ka rrëfyer për “Daily Love Story” se ndihet e zhgënjyer nga Saimiri dhe se ai sillet njësoj me të gjitha.
“U zhgënjeva pak në fakt sepse mendova nga kimia që krijuam në takimin e parë dhe të dytë, mendova se do më zgjidhte. Edhe tani dëgjova se Enxhi po i bën masazh edhe është e tepërt për mua. Saimiri ka një buzëqeshje me të gjitha ne, copy-paste, të njëjtën përshëndetje, të njëjtën mimikë fytyre, nuk shikoj intimitet apo ndonjë sjellje ndryshe”, ka deklaruar Enxhëll.
Jo vetëm Enxhëll, por edhe disa vajza të tjera e kanë parë me sy kritik takimin mes Enxhit dhe Saimirit në dhomën e masazhit./tvklan.al