Pas një ngadalësimi të vogël, negociatat mes Bolonjës dhe Arsenalit për Riccardo Calafiori duket se i janë afruar një hap më shumë vijës së finishit që do t’i lejonte mbrojtësit të kalonte në Premier League tek Arsenal. Por transferimi i 22-vjeçarit është gati të kthehet në çështje juridike.
Diskutimet tani kanë të bëjnë me Romën dhe Baselin, klubet e para me të cilat u regjistrua Calafiori. Në vitin 2022 kur italianët ua shitën mbrojtësin Baselit për 2.6 milion €. Në marrëveshje, ekzistonte një klauzolë që i garantonte Romës 40% për rishitjen e ardhshme.
Rishitje që u bë në gusht 2023, kur Calafiori zbarkoi në Bolonja për 4 milionë euro. Nga këto, siç parashikohet në klauzolë, 1.6 milion përfundojnë në arkat e Romës. Por në marrëveshjen e nënshkruar midis Baselit dhe Bolonjës, zviceranët kishin rezervuar 50% të aksioneve në rishitjen e ardhshme. Kështu që tani ata po përgatiten të mbledhin rreth 20 milionë euro nga 40 që do të paguajë Aresenal për lojtarin.
Ndërsa nga ana tjetër Roma kërkon 8 milionë, pasi sipas zyrtarëve të saj ajo përfitoj duke qenë se përfiton Bazeli me rezervimin e 50% të shumës së rishitjes. Transferimi i lojtarit në Angli nuk është në rrezik, por përplasja mes Romës dhe Baselit mund të përfundojë në komisionet juridike të FIFA.
Tv Klan