Një çantë e dyshimtë pranë parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej” alarmoi policinë e kryeqytetit këtë të shtunë.
Shumë mjete u bllokuan në parkim, ndërsa policia evakuoi drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që ndodheshin në të. Blutë rrethuan zonën në një perimetër sigurie për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Pas verifikimeve që i janë bërë objektit, ka rezultuar se nuk përbënte rrezik dhe çanta ishte me sende personale. Ajo dyshohet të jetë harruar brenda ambienteve të parkimit nëntokësor një natë më parë. Brenda pak minutash është rikthyer normaliteti në zonën përreth sheshit “Skënderbej”.
Tv Klan