Fillimisht ishte fustani i zi me blu që bëri konfuz internetin në 2015 , ndërsa tani është një çantë ajo që po shkakton debat në mesin e shumë njerëzve.

Një fotografi hutuese e një çante të re “Kate Spade” në internet, ka ngjallur mjaft reagime pas pyetjes:

Çanta është e bardhë apo blu?

Kjo foto u postua të mërkurën në Twitter nga Taylor Corso, nga SHBA.

Menjëherë fotoja ndezi debat mes komentuesve të cilët ndaheshin në dy grupe, ata që mendonin se ngjyra e saj ishte e bardhë dhe të tjerët që mendonin se ishte blu.

eee

Më në fund, Corso iu përgjigj të gjithë komentuesve, duke postuar një foto të dytë të çantës, në një dritë ndryshe ku dukej qartësisht se ngjyra e çantës ishte blu dhe jo e bardhë./tvklan.al

3924EE5F00000578-3824344-image-a-16_1475711603862