Më 20 korrik 1969 Neil Armstrong preku Hënën, në udhëtimin e parë hapësinor në historinë e njerëzimit, në satelitin natyral të Tokës.
Deep Sot, 48 vjet më pas kjo çantë e mbajtur nga astronauti amerikan në misionin Apollo 11, do të dalë në ankand në një galeri në Nju Jork. Materiali i saj është i veçantë, shpjegojnë ekspertët. Armstrong e përdori për të mbledhur pluhurin e Hënës.
Organizatorja e ankandit thotë se të apasionuarit pas koleksioneve do të çmenden pas çantës, pasi është një send unik. Gjithkush që preferon të mbledhë sende të rralla do të dojë të ketë në koleksionin e tij, çantën e vetme të përdorur nga njeriu i parë, që shkeli për herë të parë në Hënë.
Gruaja që gjeti çantën në një ankand online thotë se ka gjetur një pjesë të historisë. Ajo e kishte blerë për 900 dollarë. Vlera në ankand e çantës pritet të shkojë deri në 4 milionë dollarë.
Tv Klan