Përfaqësues të Aleancës për Shtetin kanë komentuar sot ndryshimet e reja në kabinetin Meta. Nga këto ndryshime partitë e koalicionit ndihen të paprekura dhe për këtë arsye dhe kanë përshëndetur. Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka, pohon:
Neritan Ceka: Aleanca Demokratike duke pasur në dispozicion postin e Ministrit të Drejtësisë merr përgjegjësi të mëdha.
Gazetarja: A mendoni ju se ka çaluar puna e Kryeministrit Meta në funksionin e ministrit?
Neritan Ceka: Jam i sigurt se nuk është larguar si pasojë e analizës së punës.
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Gaqo Apostoli i mirëpret këto ndryshime në emër të partisë së tij.
Gazetarja: Ju flisni kështu ngaqë nuk janë prekur ministrat tuaj?
Gaqo Apostoli: Aspak. Tani në Shqipëri u bë normale një gjë e tillë, por e rëndësishme është që gjithçka të jetë brenda procedurave legale të qeverisë dhebrenda procedurave ligjore të shtetit./tvklan.al