Ndryshime trajnerësh në Kategorinë e Parë. Emiljano Çela është larguar nga drejtimi i Kukësit dhe do të vazhdojë karrierën te pretendentët e Besës.

Njoftimi zyrtar erdhi nga vetë klubi kavajas, që bëri të ditur pasuesin e Mirel Josës.

Në krahun tjetër, verilindorët nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur menjëherë trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës i është besuar Alfred Allamanit.

Pjesë e stafit do të jenë edhe Vilfor Hysa si ndihmëstrajner dhe Bledar Malaj si trajner i portierëve.

/tvklan.al