Panairi i përvitshëm ndërkombëtar, “Klik Ekspo klik” sapo ka çelur edicionin e tij të 15-të në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

Panairi është hapur këtë të martë në prani edhe të kryeministrit të vendit, i cili ka dhënë startin zyrtar këtij evenimenti, i cili do të vijojë të presë biznese dhe vizitorë deri në fund të muajit Nëntor.

Në pavijonet e mbushura plot e për plot me sipërmarrës vendas dhe të huaj bie menjëherë në sy, shumëllojshmëria e shërbimeve dhe produkteve të ekspozuara.

Në gjashtë ditët panairit pritet të zhvillohen takime të shumta mes bizneseve, aktorëve ekonomikë, grupeve të interesit apo dhe publikut të gjerë.

Në panair marrin pjesë emra prestigjiozë të biznesit vendas, të tillë si kompania e sigurimeve “Intersig”, e vlerësuar për cilësinë dhe garancinë e shërbimeve edhe nga institucione ndërkombëtare, siç ishte ajo në Frankfurt disa muaj më parë.

Në sipërfaqet e tjera të ekspozimit në panair janë përfaqësuar biznese të sferës së prodhimtarisë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e rajonit si Mali i zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina apo deri tek shtete të tilla si Belgjika, Malta apo Brazili./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro