I konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit është çelur sot në Pallatin e Kongreseve, Panairi i 21-të i Librit shqip.
Për katër ditë me radhë lexuesit do të kenë mundësinë të vizitojnë hapësirat me një larmi botimesh jo vetëm nga shtëpi botuese shqiptare, por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi.
Shoqata e Botuesve edhe këtë herë ndalet jo vetëm tek problemet, por edhe mundësitë që ekzistojnë për rritjen e numrit të lexuesve. Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj kërkon të identifikohen arsyet e rënies së lexuesve vitet e fundit.
Të shtunën, në mbyllje të panairit, do të jepen dy çmime për autorë, dy çmime për përkthyes dhe çmimi inkurajues.
Tv Klan