Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve Ortodoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin.
Kështu nis deklarata e fundit e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të shpërndarë për mediat. Më tej shkruhet;
“Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare. Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues. Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve ortodoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens” – thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në Censin e 2023 publikuar pak javë më parë, në Shqipëri rezultonin mbi 174 mijë besimtare të krishterë Ortodoksë.
Klan News