Gjendja shëndetësore e kreut të kishës Ortodokse te Shqipërisë, Anastas Janullatos sipas mediave greke është stabël.
Pavarësisht situatës së rënduar mjekësore, ajo konsiderohet e qëndrueshme dhe po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit “Evangelismos”.
Kryepeshkopi 95-vjeçar po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
Te premten, Janullatos u dërgua me një avion ushtarak grek drejt Athinës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Tv Klan