“Çiftet shqiptare përpara se të martohen po preferojnë gjithnjë e më shumë të bashkëjetojnë. Sipas Censit të vitit 2023 në vendin tonë ka rreth 12 500 partnerë në bashkëjetesë, 63% më shumë sesa në censin e vitit 2011.”
Sociologia Eris Dhamo thotë se ky fenomen është i pritshëm pasi normat shoqërore kanë ndryshuar.
“Është e pritshme. Bashkëjetesa sot është përherë e më e pranueshme. Nëse më para kishim presion për bashkëjetesë tani nuk egziston më. Shihet si një element tjetër i lirisë emocionale.”
Bashkëjetesa shihet si një mënyre më e thjeshtë për të realizuar veten pa pasur detyrimet që sjell martesa. Sipas sociologes të jetuarit paraprakisht ndihmon po ashtu edhe në uljen e divorceve.
“Gëzimi i lirisë dhe autonomisë është elementi më i madh pozitiv, i dytë është paragarancia për martesë.”
Megjithatë ka edhe efekte negative.
“Kemi një ulje të ndjeshme të lindjeve dhe kjo vjen edhe si rezultat i një bashkëjetese të zgjatur dhe shtyrja e pasjes së fëmijëve.”
Të dhënat e Censit nxorrën në pah se familjet shqiptare kanë sot një madhësi mesatare prej 3.2 anëtarësh.
Tv Klan