Jeta e tyre u nda në mes në moshë shumë të re në 14 Gusht 2018.

Marjus Djerri dhe Admir Bokrina, ishin dy shqiptarët fatkeqë të tragjedisë së Xhenovas, pasi në kohën që ata po shkonin për në punë u shemb ura Morandi në Xhenova.

Ditën e sotme arkivolet e tyre janë mes 18 viktimave ku po zhvillohet ceremonia shtetërore nga qeveria italiane. Trupat e dy të rinjëve janë vendosur afër njëri-tjetrit dhe janë mbuluar me flamurin kombëtar.

Miq dhe të afërm të viktimave mes dhimbjes dhe lotësh do ti japin lamtumirën e fundit.

22-vjeçari Marjus Djerri dhe Admir Bokrina 31 vjeç u nxorën nga gërmadhat një ditë pas tragjedisë.

Dy të rinjtë po udhëtonin me furgonin e firmës italiane ‘Euro Pulizia’ ku ishin të punësuar për shërbime pastrimi. Të martën ata ishin nisur në drejtim të Rapalos, një qytezë rreth 30 kilometra në perëndim të Xhenovas.

Djerri ishte me origjinë nga Shijaku dhe jetonte prej vitesh në Itali bashkë me familjen. Ndërsa shqiptari tjetër Admir Bokrina ishte me origjinë nga Shkodra.

/tvklan.al