Çështja e dëmshpërblimit të të burgosurve politikë do të ndiqet nga Strasburgu e Këshilli i Evropës. Sërish protesta me hapjen e sezonit parlamentaar dhe mbrojtje nga të huajt. Ligji i miratuar nga parlamenti një muaj më parë e dekretuar nga presidenti nuk njihet nga ish-të përndjekurit politikë. Ata akuzojnë sërish persekutorët e tyre që anashkalojnë kushtetutën e kodin penal.
Kurt Kola: “Ne nuk njohim as ligjin, as qeverinë, nuk njohim as presidentin. Për ne nuk ekziston, as president, as qeveri, as ligj. Ne tani, që ta kesh të qartë, do të merremi vetëm me institucionet evropiane, me Strasburgun ,me Parlamentin Evropian, me Këshillin e Evropës. Një ligj që ne nuk e njohim fare nuk mund ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk kemi pse ta diskutojmë kur nuk e njohim fare. Një ditë burgu me këtë kushtetutë dhe me këtë kod penal është 34 mijë lek të vjetra ose 3400 lek të reja dhe një ditë izolimi është 5 000 lek të reja. Përderisa kryeministri shqiptar për katër vjet burg mori me këtë shumë atëherë edhe ne këtë kërkojmë.”
Me ligjin që njeh mazhoranca ish-të burgosurit i bie të shpërblehen 40 lek në ditë. /tvklan.al