Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kurt Kola

Çështja e ish-të përndjekurve do të ndiqet nga Strasburgu (16 Gusht 2004)

Çështja e dëmshpërblimit të të burgosurve politikë do të ndiqet nga Strasburgu e Këshilli i Evropës. Sërish protesta me hapjen e sezonit parlamentaar dhe mbrojtje nga të huajt. Ligji i miratuar nga parlamenti një muaj më parë e dekretuar nga presidenti nuk njihet nga ish-të përndjekurit politikë. Ata akuzojnë sërish persekutorët e tyre që anashkalojnë...

Gusht 16, 2004

Moisiu dekreton projektligjin e ish-të përndjekurve (11 Gusht 2004)

Ish-të përndjekurit politikë reagojnë ashpër ndaj kreut të shtetit Alfred Moisiu pas firmosjes nga ana e tij të dekretit për ligjin që dëmshpërblen këtë shtresë. Për ish-të dënuarit institucioni i presidentit nuk funksionon më pasi shkel hapur kushtetutën, shprehet kryetari i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë Kurt Kola. Tashmë shpresat për zgjidhje të kësaj çështje...

Gusht 11, 2004

Kurt Kola deklaratë kundër ligjit për ish-të përndjekurit politikë – (3 Korrik 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Kurt Kola: “Këtë diabolizëm, ajo e konfirmoi me uljen drastike të numrit të të dënuarve nga diktatura komuniste, duke e zbritur nga 23 mijë në 9 mijë dhe ne e pyesim brigadierin e kooperativave Arben Malaj, sa është fatura përballë numrit 9 mijë të dënuar politikë? Numri që t’i...

Korrik 3, 2004

Ish-të përndjekurit vijojnë protestat (10 Maj 2004)

Ish- të përndjekurit politikë kanë nisur regjistrimin e emrave të vullnetarëve të cilët do të hynë në grevë urie deri në rrëzimin e qeverisë aktuale. Në protestën e radhës përpara Parlamentit, ish-të përndjekurit politikë kanë hedhur parrulla kundër qeverisë dhe deputetëve socialistë të cilët nuk pranuan të miratojnë në parlament dëmshpërblimet për vitet e burgut....

Maj 10, 2004

Ish-të përndjekurit vazhdojnë protestat (6 Maj 2004)

Greva e urisë me kërkesa politike për dorëheqjen e qeverisë aktuale është zgjidhja e ish-të përndjekurve politkë në rast se mazhoranca socialiste nuk miraton në parlament kërkesat e tyre. Protesta e radhës e ish- të përndjekurve nuk është shoqëruar me përleshje me forcat e rendit të cilat ruanin Parlamentin. Dëmshpërblimi për vitet e burgut, kërkesë...

Maj 6, 2004

Protesat e ish- të përndjekurve (29 Prill 2004)

Ish- të përndjekurit politikë, ashtu siç kanë deklaruar, kanë vazhduar protestat para Parlamentit, ndërsa brenda zhvillohej seanca e radhës. Protesta ka qenë mjaft e qetë dhe me forca policore më të reduktuara pranë Parlamentit, ndërkohë që përreth godinës qëndrore qëndoronin në pritje njësitë speciale. Sipas një prej krerëve të shoqatave të ish- të përndjekurve zotit...

Prill 29, 2004

Të përndjekurit do të futen në grevë urie (27 Prill 2004)

Ish- të përndjekurit politikë kërcënojnë me grevë urie nëse parlamenti nuk kalon projektligjin për dëmshpërblimin e tyre. Kryetari i njërës prej shoqatave Kurt Kola nuk do të dëshironte që të arrihej një vendim i tillë ekstrem pasi nuk do të ishte mirë që ish- të dënuarit të sakrifikonin për herë të dytë jetën e tyre...

Prill 27, 2004

Të përndjekurit politik presin zgjidhjen e qeverisë mbi çështjen e tyre (12 Qershor 2003)

Vendimi i kryeministrit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e nenit 44 të kushtetutës ka përçarë sërisht shoqatat e të përndejkurve politik. Shoqata e Kurt Kolës është ulur sërisht për negocime me Ministrin e Shtetit Blendi Klosi, në zyrat e avokatit të popullit. Blendi Klosi: “Kryeministri i drejtohet brënda datës 10 Qershor, datë e...

Qershor 12, 2003

Të përndjekurit politik protestojnë para Kryeministrisë (5 Qershor 2003)

Lajme Arkiva 2003 Sikurse deklaruan gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ish të përndjekurit politik kanë dalë në një protestë paqësore përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës së tyre të përndjekurit e drejtuar nga Adem Allci, kanë shpalosur publikisht platformën për integrimin e tyre në të cilën paraqiten kërkesat që do ti paraqiten qeverisë për zgjidhje. Disa...

Qershor 5, 2003

Shoqatat e të përndjekurve politik paralajmërojnë protesta (4 Qershor 2003)

Ashtu sikurse deklaruan në protestën e tyre të fundit zhvilluar 1 javë më parë, ish të përndjekurit politik të shoqatës mbarkombëtare për integrimin e të burgosurve dhe të përndjekurve politik të Shqipërisë, nesër do të dalin sërisht përpara kryeministrisë për të denoncuar sipas tyre skenaret që qeveria po ndërton me Kurt Kolën. Kryetari për degën...

Qershor 4, 2003