Sonte në mbrëmje në orën 22:00 në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu do të trajtohet çështja “Trebicka” dhe dinamika e plotë e ngjarjes.

Një rrëfim kronologjik dhe i plotë i gjithë sa ndodhi që prej drekës së të premtes kur në ekran u shfaqën këto pamje.

Gazetari: E gjetët, kur e patë ju?

“Ne po bëhemi gati një orë e ca.”

Gazetari: Po keni njoftuar?

“Tri herë a katër herë”.

Deri tek mendimi i fundit i ekspertizës. Argumentet kryesore të debatit do të jenë, si ndodhi aksidenti i biznesmenit Kosta Trebicka? Kush e zbuloi dhe si u njoftua policia? A ishte vërtet një aksident automobilistik dhe pikëpyetjet e tij? Specialistët që e këqyrën dhe mendimi i tyre. Përse politika e konsideroi vrasje si dhe versioni final i vdekjes së Kosta Trebickës.

Nuk do të mungojnë dëshmitë e atyre që e panë të fundit. Çndodhi me Trebickën? Sonte në mbrëmje do të zbuloni më shumë në orën 22:00 në emisionin “Opinion”./tvklan.al

Gazetar: Drini Zeqo