Kryetarja socialiste e komisionit parlamentar të ligjeve Klotilda Bushka ka deklaruar se Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar.
Sipas saj Gjykata Kushtetuese në rolin e vetë ka interpretimin e Kushtetutës dhe jo të krijimit të normave të reja kushtetuese. Për Bushkën vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të diktojnë votën e deputetëve.
Për socialistët Kuvendi e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ndërkohë që ata nuk kanë patur dhe nuk kanë për qëllim të mos i zbatojnë ato.
Bushka tha se vendimet e Kushtetueses, duhet të jenë të tilla, që Kuvendi brenda kompetencave kushtetuese të jetë në gjendje t’i zbatojë ato
Sipas Bushkës komisioni i Venecias konfirmoi faktin se çështjet juridike nuk mund të zgjidhen me mjete politike.
Klan News