Deputetja socialiste, Klotilda Bushka është vënë në hetim për pengim të hetimeve ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, por cili ishte roli i saj në këtë dosje sipas Prokurorisë së Posaçme? E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci ka dhënë detaje lidhur me rolin e Bushkës referuar dosjes hetimore të SPAK.
Glidona Daci: Nga deklarimet e disa personave kyç, janë thirrur paraprakisht nga Xoxa dhe persona të tjerë dhe janë mësuar për mënyrën si duhet të dëshmojnë në SPAK dhe kjo ka nisur kur ka dalë lajmi publik për regjistrimin e procedimit penal për hetim pasuror të Erion Veliajt.
Blendi Fevziu: Nga leximi i dosjes, aty referohet një bisedë e deputetes Klotilda Bushka me një nga personat e punësuar që rezulton të jetë bërë në një zyrë vetëm për vetëm. Tani, dalja e kësaj bisede, janë dëshmi të personit tjetër apo është përgjim ambiental?
Glidona Daci: Zonjës në fjalë që ka dhënë këto deklarime, i është marrë celulari nga ana e Xoxës dhe i është kontrolluar për të parë komunikimet që kishte me financieren e Ajola Xoxës dhe i është bërë ndryshimi i aparatit celular nga Samsung A35, i është dhënë një Iphone 12. Këtu ka qenë e interesuar dhe Klotilda Bushka, për shkak se ka pasur lidhje me këtë kompaninë, nga e cila ka përfituar dhe disa projekte.
Blendi Fevziu: SPAK, a i referohet një bisede të drejtpërdrejtë?
Glidona Daci: Është deklarimi i Ina Goxhajt, nuk është përgjim. Janë marrë kamerat e sigurisë për të verifikuar takimin.
/tvklan.al