Hakmarrje apo falje? I vendosur përballë kësaj dileme, pedagogu Shpend Gashi nga studioja e “Shije Shtëpie” nuk ka dha një përgjigje të prerë, duke zgjedhur njërën apo përjashtuar tjetrën. Ai u shpreh se do të vepronte në varësi të situatave në të cilët do të ndodhej dhe padrejtësia që do i bëhej.

Por, në të njëjtë kohë nuk përjashton as mundësinë se në rast se do të bëhej padrejtësi ndaj familjes së tij, gjënë e parë që do të mendonte do të ishte hakmarrja.

“Varet nga situata sa më cenohet mua e drejta. Nëse do të më binte në familje, tek motra, vëllai, nëna apo tek babai absolutisht që ndjenja e parë do të ishte hakmarrja. Pastaj sa do të ndjehesha i plotësuar me hakmarrjen, ndoshta nuk do të ndjehesha dhe do të shkoja drejt një falje, apo një falje të dytë, që të falja veten time. Por që të bëhesha hipokrit dhe të them se do të falja pas çdo padrejtësia, nuk prezumoj që të lumturohem si Nënë Tereza në fund të jetës. Kjo është një lloj teme shumë specifike,” tha ai.

Për sa i përket hakmarrjes në dashuri, duket se Shpend Gashi e kishte përgjigjen në “majë të gjuhës”. Në rast të një tradhtie nga partnerja ai u shpreh se nuk do të zgjidhte të hakmerrej. Teksa shtoi se në raste të tilla duhet ta ndjesh veten të lehtësuar. “Dhuratë më të madhe që ke shpëtuar,” tha Gashi mes batutash.

“Shpesh herë me shaka u them miqve të mi që unë kam një bllok të zi. Kam një bllok të zi që shënoj disa emra, dikur do të duhet me patjetër që të përballem me ata ose ata me mua. Jo të hakmerrem, por të mos harroj unë borxhet që më kanë. Hiq pjesën e familjes që nuk ke asnjë lloj nacionaliteti është vetëm instinkt, sidomos në momentet e para që je në vetëmbrojte. Pjesa e partneres, që të bëri padrejtësi partnerja për të vetmen arsye që nuk dua të marr hak sepse në radhë të parë nuk dua të ul veten. Në momentin që bëhet fjalë për një partnere që të tradhton, “hiqmu qafe”, sepse ke shpëtuar. Dhurata më e madhe që ke shpëtuar, Çfarë do marrësh hak?! I ka marrë hak vetes.”/tvklan.al