Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia u vra në një atentat mafioz në Maltë në vitin 2017, kur poshtë makinës së saj ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Së fundmi, autoritetet malteze kanë identifikuar dy vëllezër të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në vrasjen e gazetares e cila zbuloi lidhjet korruptive të qeverisë malteze.

Gazeta “Sunday Times of Malta” shkruan se dy vëllezërit e dyshuar kanë lidhje me grupe kriminale shqiptare që veprojnë në Europë. Sipas raportit të kësaj media, policia malteze është duke hetuar nëse eksplozivi që shpërtheu në makinën e gazetares Galizia e kishte origjinën nga Shqipëria. Hetuesit dyshojnë se dy vëllezërit e kanë blerë tritolin nga grupet kriminale shqiptare përmes një ndërmjetësi.

Dy të dyshuarit kanë edhe rekorde të tjera kriminale, të përfshirë në trafik droge dhe kontrabandë cigaresh. Deri tani janë të arrestuar tre persona për vrasjen e gazetares. Ata janë dy vëllezër George dhe Alfred Degiorgio dhe Vince Muscat. Ky i fundit raportohet se po bashkëpunon me policinë. /tvklan.al