Nuk është e zakonshme të shohësh Georgina Rodriguezin të publikojë në rrjetet e saj sociale momente delikate të jetës së saj private, ndonëse kësaj radhe ka zgjedhur të bëjë një përjashtim. Ajo ka shpërndarë një imazh në të cilin shihet krahu i saj i mjekuar dhe një tufë e madhe me lule.

Ka qenë vetë Georgina ajo që ka treguar se ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të, pasi i është dashur të largohet nga familja për t’u trajtuar në spital për pneumoni.

“Më në fund u ktheva në shtëpi! Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”, shkroi ajo në postimin në “InstaStory”.

Ajo gjithashtu u kujdes që të falenderonte dhe spitalin për trajtimin që mori: Ata u kujdesën shumë për mua dhe u jam shumë mirënjohëse për këtë. Faleminderit të gjithëve.

Tani Georgina Rodriguez do të duhet të kalojë disa ditë në shtëpi derisa të shërohet plotësisht. Rekomandimet përfshijnë pushim, mjekim, hidratim dhe ndjekje mjekësore për të siguruar shërim të plotë./tvklan.al