Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, rrëfeu në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për lidhjen e saj të dashurisë. Ajo tregoi se është në një marrëdhënie në distancë që edhe fillesat e saj i ka patur po njësoj. Por si nisi gjithçka? Gazetarja thotë se nuk i pëlqejnë ngacmimet me komplimente pasi tërhiqet nga meshkujt e zgjuar.

“Unë tërhiqem shumë nga meshkujt që janë shumë të zgjuar, nga meshkuj që nuk jargaviten kur të ngacmojnë. Partneri im për shembull ka pasur një strategji tjetër për të hyrë në komunikim me mua, nuk ka zgjedhur të më ngacmojë, as të më bëjë komplimente “sa e bukur je, sa e mirë je”, ka zgjedhur një mënyrë tjetër”.

Ajo tregoi edhe cila ishte pyetja e parë ‘pikante’ që i ka bërë partnerit dhe si ia doli ai me ‘kurthin’ e saj.

Glidona Daci: Unë që jam gazetare, partneri im ka nisur të më ngacmojë duke shkruar pikërisht për gjëra që lidheshin me atë që unë doja sepse kuptohet tani qartë dashuria ime për profesionin.

Klevi Pojana: Të paska dhënë ndonjë informacion?

Glidona Daci: Jo, s’ka lidhje me informacionin se nuk i intereson fare gjëja. Pyetja ime e parë ishte “çfarë më ofron ti mua?”, sepse pashë që jetonte jashtë dhe ishte një pyetje me spec për ta provokuar, për të kuptuar nëse ai është i aftë dhe ka një logjikë të shëndoshë për të kuptuar.

Agida Koçi: Nuk ishte pyetje materialiste?

Glidona Daci: Jo, nuk ishte materialiste por që ishte kurth për ta parë nëse ai do të dilte apo jo. Më tha “por unë nuk jam CV pune që të të tregoj çfarë ofroj, të të njoh dhe pastaj të tregoj çfarë ofroj”. Biseda jonë nisi me batuta dhe ironi, sot përfunduam që jemi bashkë./tvklan.al