Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, tregoi në Zona e Debatit në Klan Kosova se ai, bashkë me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin, janë takuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës dhe kryetarin e Lidhjes Demokratiket të Kosovës, Isa Mustafa.

Këtë takim e ka konfirmuar edhe Mustafa në një intervistë të tij për televizionin publik të Kosovës.

Kurti në Zona e Debatit pohoi se në takim s’kanë folur për ndarje ministrish e as emra konkretë, por më shumë ka qenë takim i temave programore.

Të njëjtën e ka thënë edhe sot Mustafa në intervistën e tij.

“Është hera e parë që jemi takuar prej se jam kryeministër me z. Kurti dhe z. Ymeri në një tavolinë të tillë. Kemi biseduar më shumë për proceset. Nuk kemi biseduar konkretisht për koalicionin”, ka thënë Mustafa.

LDK e Vetëvendosje qysh para fushata kishin lënë hapësirë për spekulime se një koalicion eventual mes tyre mund të ndodhë.

Qëndrimet kanë mbetur të njëjta edhe pas rezultateve zgjedhore dhe nëse PDK-AAK-Nisma nuk do të arrin të formojnë qeverinë ne krye me kandidatin e tyre, Ramush Haradinaj, atëherë herën e dytë pritet të provojë Vetëvendosje e LDK.

Të gjitha skenarët e mundshme do të shpalosën jo edhe shumë larg, pasi kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, pohoi në Info Magazine të Klan Kosovës se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve mund të bëhet edhe të shtunën – nëse nuk do të ketë më ankesa nga deputetët për votat.

/klankosova