Fitorja 3–2 e Napoli ndaj Atalanta në Bergamo është përjetuar sikur të ishte siguruar titulli kampion.
Me mijëra tifozë pritën skuadrën në mbërritjen në qytet. Ata rrethuan autobusin që mori futbollistët dhe stafin teknik në aeroport.
Mbështetësit napolitanë krijuan të njëjtën atmosferë si në stadium me fishekzjarrë, tymuese dhe korre për heronjtë e tyre.
Kjo situatë përfshiu edhe trajnerin Antonio Conte, i cili përdori megafonin e tifozëve.
Napoli kryeson renditjen në Serie A me 50 pikë pas 21 javësh. Skuadra nga Kampanja synon titullin e katërt kampion në histori. Të fundit e mori në vitin 2023.
Tv Klan