“Chat Line 5”, kështu është quajtur operacioni i policisë së kryeqytetit që ka çuar vënien në pranga të një tutoreje si dhe një prej vajzave që ushtronte prostitucion.
30-vjeçarja me inicialet B.S., banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line” akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe ” Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, ndërsa A.K, 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucion”.
Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni” një 40- vjeçare një inicialet M.A.
Nga veprimet hetimore rezulton se 30-vjeçarja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.
Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.
/tvklan.al