Carlos Alcaraz triumfoi në finale ndaj Jannik Sinner, për të marrë titullin e tij të parë në China Open.

Një finale spektakolare, që nisi mirë për italianin, por u përmbys nga numri 3 në botë.

Sinner fitoi setin e parë me rezultatin 6-7, ndërsa në dy setet e tjera triumfoi Alcaraz me rezultatin 6-4 dhe 7-6.

Spanjolli ia doli të fitojë në finalen që zgjati plot 3 orë e 21 minuta. Sinner pësoi humbjen e parë, pas 14 fitoreve radhazi.

Një finale për tu mbajtur mend gjatë ajo në Pekin, me dy tenistët që luftuan fortë për të marrë triumfin, por në fund festoi Alcaraz. /tvklan.al