Rihapet çështja e dyshimeve për doping e numrit 1 të botës në tenis Jannik Sinner. Agjencia Botërore e Antidopingut do ta ankimojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv.
Te Wada janë të bindur se gjurmët e Clostebol të gjetura gjatë një kontrolli në Mars të këtij viti në turneun e Indian Wells duhet të pasohen me një pezullim 1 deri në 2 vite për Sinner.
Nga ana e tenistit italian pretendohet se kjo substancë e ndaluar ishte e pranishme aksidentalisht pas seancave të masazhit nga fizioterapisti Giacomo Naldi, i cili kishte përdorur një medikament për shërimin e një plage në dorë.
Megjithatë kjo nuk ka bindur antidopingun ndërkombëtar duke kërkuar edhe shqyrtimin në CAS të Lozanës.
Jannik Sinner këtë vit mes shumë turneve ka triumfuar edhe në Australian Open dhe US Open. Në rast shpallje fajtor, atëherë do të ishte një goditje e rëndë për Sinner.
Tv Klan