Christian Panucci prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shqipëri në rolin e trajnerit të Kombëtares. Edhe pse jeton prej kaq kohësh në vendin tonë, ai është tejet i rezervuar përsa i përket intervistave përtej sportit. Por sot, ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku foli edhe për djalin e tij Huan dhe marrëdhënien me partneren, Samanta.
“Djali im quhet Huan dhe bën 18 vjeç në Mars. Kur ishte 13 vjeç ishte 1.82 i gjatë. Ka luajtur basketboll dhe tani luan futboll. Për mua është e rëndësishme që të bëjë sport dhe të argëtohet dhe të bëjë atë që dëshiron në jetë. Është shumë e drejtë që ai të gjejë rrugën e tij”,
tha Panucci teksa fliste për djalin.
https://youtu.be/HRV7X9qD0Eg?t=30m6s
Por gjatë emisionit, ai mori edhe një mesazh nga djali i tij, i cili i uroi fat me Kombëtaren Shqiptare ndërkohë që tha se e di që babai i tij e ka me merak.
“E di që nuk e prisje këtë mesazh nga ana ime. Doja vetëm të të thoja që të uroj më të mirat në çdo gjë babi. E di që je një person që jep më të mirën tënde në çdo gjë, si në punën tënde brenda në fushë, në jetën tënde dhe atë të të tjerëve. E di që çdo mundim i joti në çdo gjë që bën do të shpërblehet në rezultate. Do doja të uroja fat të mbarë me Shqipërinë, mbi të gjitha se e di se sa merak e ke. Të dua shumë”,
tha Huan.
Ndërkohë që shihte videomesazhin, trajneri nuk i mbajti dot lotët dhe i emocionuar tha se nuk e priste mesazhin nga Huan.
Ai po ashtu tregoi edhe se si u njoh me partneren e tij Samantën, ndërsa shtoi se kanë një marrëdhënie shumë të mirë bashkë.
“Unë e kam takuar Samantën kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty sigurisht nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantën.
Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë. Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar, unë jetoj në Romë dhe ajo në Terni. Ajo ka një fëmijë si unë, të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”,
shtoi më tej trajneri i Kombëtares.
/tvklan.al