Erërat arritën një shpejtësi marramendëse prej 225 kilometrash në orë. Duken si pasojat e një sulmi bërthamor ato të ciklonit që goditi orët e fundit ishullin e vogël Mayotte në Oqeanin Indian, pjesë territoriale e Francës. Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave mund të jetë aktualisht 1 mijë, por nuk përjashtohet mundësia që në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara të jenë disa mijëra.

Cikloni “Chido” goditi ishullin që ndodhet pranë brigjeve veriore të Mozambikut me një shpejtësi marramendëse prej 225 kilometrash në orë. Erërat e fuqishme shkatërruan pjesën më të madhe të shtëpive një-katëshe në lindje të arkipelagut, të ndërtuara jashtë standardeve.  Autoritetet franceze dërguan avionë transporti ushtarak me punonjës urgjence dhe ndihma për banorët vendas.

Bëhet fjalë për katastrofën më të rëndë në 90 vjet, që shkencëtarët e lidhin edhe pasojat e ngrohjes globale. Mayotte është rajoni më i varfër i gjithë territoreve franceze.

Tv Klan