Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga ka tronditur mbarë vendin edhe për të gjitha pikëpyetjet që lindën pas kësaj ngjarje të rëndë. Kjo çështje po trajtohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku i ftuar është Drejtori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj, i cili ka folur në detaje në lidhje me vrasjen e Progës.
Ervin Hodaj: Është hetuar dhe është marrë me seriozitet jo vetëm nga Drejtoria Vendore e Korçës, por edhe kur kjo ngjarje u bë e ndjeshme për publikun, edhe nga strukturat e veta inspektuese dhe në të gjitha raportet që kanë nxjerrë, ka rezultuar se kanë qenë brenda të gjitha rregullave. Policia nuk e ka raportuar ngjarjen si aksidentale, nuk ka asnjë komunikim të Policisë së Shtetit.
Ka vetëm një njoftim të ditës së nesërme për vrasje me dashje. Nuk ka qenë me vonesë se ngjarja ka qenë në dinamikën e vet, ka ndodhur ditën e shtunë në orët e vona. Hetimet kanë vazhduar. Kur ka shkuar patrulla e parë e policisë, që duhet thënë se ka shkuar shumë shpejt për 3 minuta. Qyteti ditën e shtunë ka qenë me trafik dhe për shkak të turistëve. Pas 1 munute ka ardhur dhe ambulanca.
Blendi Fevziu: Cila ka qenë pika e dobët e policisë sipas jush?
Ervin Hodaj: Unë mendoj me të gjitha inspektimet që janë bërë, jo vetëm nga Policia e Shtetit, por edhe nga AMP-ja, edhe nga Avokati i Popullit. Nuk ka asnjë hije dyshime apo njollë të errët në lidhje me veprimet policore.
/tvklan.al