Këtë të martë është mbajtur seanca në gjykatë ndaj autorit të vrasjes së Egli Progës dhe 3 personave të tjerë të arrestuar për “moskallëzim krimi”. Gjykata la në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për 3 personat e tjerë.

Para gjykatës së Korçës ku u dha vendimi ndodheshin edhe familjarë ku mes tyre edhe motra e Egli Progës e cila në momentin që autori ka dalë nga gjykata e cila mes lotësh ka tentuar të shohë këtë të fundit teksa i është drejtuar me fjalën “kafshë”.

Kujtojmë që krimi i rëndë ndodhi pasditen e 11 Gushtit, ku fillimisht u raportua për një ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me një vrasje. 42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.

Hetimet e komisariatit të policisë së këtij qyteti kanë zbuluar se ai ka mbetur i vdekur pasi është dhunuar fizikisht nga 29-vjeçari Denis Meçe pas konfliktit për motive të dobëta.

Autori pasi e ka goditur disa herë viktimën është larguar nga vendngjarja për t’u arrestuar pak orë më vonë nga policia. 29-vjeçari dhe viktima u konfliktuan në përpara këtij lokali. Pasi është qëlluar disa herë nga Meçe, 42-vjeçari Egli Proga ka qëndruar për pak minuta në lokal, e më pas ka dalë dhe është rrëzuar në tokë për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna.

/tvklan.al