Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në qytetet jugore të vendit vihet re një luhatje e çmimeve të mallrave ushqimore me tendencë rritje. Në tregun e qytetit të Librazhdit sot shënohen këto çmime në bankinat e tregut për frutat dhe perimet.
Kjo rritje vërehet për mallrat e tjerë ushqimorë dhe sipas qytetarët faktori i parë ndikues është fluksi dhe shtimi i qytetarëve të ardhurve nga Kosova, duke krijuar një raport të ri mes ofertës për blerje dhe shitjes. Megjithatë ndonëse popullsia është rritur ndjeshëm pas ardhjes në vazhdim të qytetarëve nga Kosova ajo çka mbetet për tu shënuar është mosmungesa e produkteve të shumta ushqimore dhe të fruta-perimeve në treg.
Kjo për faktin se vetë tregtarët kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre drejt pikave të furnizimit përmes pikave doganore të Qafë Thanës dhe Tushemishtit me Maqedoninë./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa