Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Demokratike ka mbledhur sot të zgjedhurit lokal për të diskutuar rreth gjendjes së të ardhurve nga Kosova. Partia më e madhe opozitare që ka edhe shumicën në pushtetin lokal, është interesuar rreth angazhimeve problemit dhe zgjidhjes së tyre.
Lideri demokrat Berisha duke falenderuar të zgjedhurit lokal në të gjitha rrethet e vendit për pritjen e të shpërngulurve nga Kosova, u shpreh se këto përpjekje në rrafshin njerëzorkaluan një katastrofë humanitare, ndërsa në planin politikë dështoi plani famëkeq i Millosheviçit.
Ndërkohë Berisha në këtë takim ka vlerësuar rolin e kryeministrit Majko në përkrahjen e dhënë për pushtetin lokal. Kreu aktual i qeverisë ka përkrahur me zemër të hapur bashkëpunimin me ju. Drejtuesit lokal kanë paraqitur situatën më të fundit të të ardhurve nga Kosova si dhe kanë paraqitur nevojat më emergjente për përballimin e fluksit të refugjatëve./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego